e diel, 9 shtator 2012
Pse u refuzua prefiksi per Kosoven?
Agjencia e specializuar e OKB në fushën e teknologjive të informacionit ka rrezuar shanset e Kosovës për të marrë prefiksin e Shqipërisë 355, siç u votua përmes një rezolute te Kuvendit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, Hamadoun Toure, tha gjate një konference me kryeministrin Berisha ne Tirane, se prefiksi ndryshohet, kur një vend njihet nga OKB-ja. “Kodet përcaktohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve dhe do të ishte një precedent serioz nëse një parlament kombëtar vendos të përdorë një kod nga një vend tjetër. Kur vendi njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne vendosim t’i japim këtij vendi kodin. Ky kod jepet dy orë pas deklarimit të Kombeve të Bashkuara. Ne përgatitemi teknikisht për këtë dhe e bëjmë që të shmangim çështjet politike nga ato teknike. Ne nuk jemi organizatë politike dhe si e tillë ia kemi dalë të funksionojmë edhe gjatë luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë,” u shpreh Toure. Kryeministri Sali Berisha u shpreh parimisht dakord me vendimin e parlamentit te Kosovës por shtoi se nuk njihte efektet financiare te tij. “Jam në parim plotësisht dakord. Ideja është e shkëlqyer. Duhet të konsultohem me ekspertët e fushës edhe të financave. Nuk e di nëse në rrafshin financiar Kosovës i krijon shmangie, duhet të studiohet gjerësisht, por në parim jam absolutisht dakord,” tha Berisha. Një dite me pare, parlamenti i Kosovës votoi pro marrjes se prefiksit te Shqipërisë, duke zëvendësuar ato aktuale, te Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment