e mërkurë, 8 gusht 2012

Lojtarët e Milanit grabiten në lokal


Ata janë ftuar nga kamarierët që të dalin jashtë pa ngrënë darkë. Ata sapo kishin porositur antipastën, kur kamarieri u kërkoi të dinin. Problemi i vetëm për futbollistët Bonera, Antonini e Emanuelson, ka qenë pak lot nga sytë nga gazi i përdorur nga grabitësi. “Sapo jemi kthyer nga një darkë fantastike, tani po shkojmë në hotel”, shkruante me ironi pas incidentit Emanuelson, në Tuiterin e tij. E ndërkohë, administratori i Milanit Adriano Galiani ka takuar dje presidentin e Realit Florentino Perez në lidhje me çështjen “Kaka”.
Drejtuesi i klubit kuqezi e ka kërkuar brazilianin bo-rxh me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm, por madrilenët kërkojnë para “të thata”, pasi u duhen për të blerë Luka Modriç nga Totenhemi. Operacioni gjithsesi nuk është aq i vështirë, por Galianit i duhet të “zgjidhë paksa qesen”. E ndërkohë, mbetet në lojë edhe pista Edin Xheko, por mediat angleze bëjnë të ditur se klubi i Mançester Sitit i ka thënë jo ofertës.