Një vajzë e moshës 12 vjeçare Alessia Musso, vdiq e goditur nga një shok elektrik ndërsa po tentonte të ndizte kompjuterin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Palermitano të Italisë, ku e mitura ishte në shtëpinë e disa miqve.
12 vjeçarja u transportua me urgjencë në spital por pa rezultat.
Sipas policisë thuhet se vajza ka futur spinën në prizë ndërkohë që ishte ende e lagur pasi sapo ishte kthyer nga plazhi.
Prindërit e të miturës nuk ishin në kohën e aksidentit, ndërsa u tronditën rëndë pas lajmit të marrë.
Gjithsesi lidhur me këtë vdekje të beftë policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.