Fillimisht, historia e tij e dashurisë me Dafina Zeqirin e shndërroi në protagonist të tabloideve. Për disa muaj, çifti e ruajti me fanatizëm lajmin dhe kur u zbuluar filloi një kalvar i gjatë shkrimesh, lajmesh, thashethemesh që synonin të zbulonin të vërtetën e kësaj lidhjeje. Pasi çifti shkojnë në Los Angeles për të xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara në faqet e tyre në Facebook si dhe thashethemet që sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhanë fund hamendësimeve.
Po, Ledri dhe Dafina ishin bashkë. Ende pa shijuar famën e krijuar nga kjo lidhje e artë për median që e pasqyroi fort, Ledri bëhet sërish epiqendra e skupit më të madh mediatik të muajit maj.
Ai në krye të grupit Baba Stars, përleshet me Noizyn dhe një anëtar tjetër të grupit OTR. Në aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale në muzikë dhe në jetën personale përleshen në aeroportin e Zyrihut.
Por, duke qenë se lajmi kryesor ishte përleshja askush nuk u mor me detaje të llojit: Ledri ishte i pari që u hodh dhe u përlesh me Noizyn, pavarësisht se Ledri kurrë nuk ka pasur ndonjë debat apo sherr personal me NOizyn.
Në të vërtetë ka qenë Getoar Selimi, ai që ka pasur problem me Noizyn. Për hir të Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetëm koleg dhe bashkëpunëtor, Ledri përgjaket dhe ishte i vetmi nga grupi që pësoi dëme fizike pas kësaj përleshjeje.
Madje, Ledri është ai që ironizohet edhe më shumë në këngën e Noizyt “Na jena OTR”, pavarësisht se Getoari ka qenë shkaktari i të gjithë sherreve të ndodhur me Noizyt dhe anëtarëve të tjerë të Baba Stars.
Në Prishtinë, Ledri rrihet me Krenar Çoçaj për hir të Daffyt, Getoari nuk ndërhyn
Pikërisht atëherë kur grupi Baba Stars dukej më i fortë se kurrë, kur anëtarët e tij dukeshin më të lidhur se kurrë, një ngjarje tjetër do të trondiste njëherë e mirë themelet e një shoqërie në të vërtetë pa baza.
Pikërisht atëherë kur grupi Baba Stars dukej më i fortë se kurrë, kur anëtarët e tij dukeshin më të lidhur se kurrë, një ngjarje tjetër do të trondiste njëherë e mirë themelet e një shoqërie në të vërtetë pa baza.
Gjatë muajit qershor, menjëherë pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkëmbyer një puthje publike me të dashurën e tij që mesa duket ka nxitur zemërimin e ish të dashurit të këngëtares Krenari, i cili më parë ka qenë mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur në orët e para të mëngjesit të datës 8 qershor, teksa Ledri ka dalë nga një night club në Prishtinë.
Ledri ka qenë i shoqëruar nga Getoar Selimi i cili gjatë kohës kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qëndruar duke parë skenën pa lëvizur as majën e gishtit për ta ndihmuar. Ngjarja e cila është pasqyruar në media e ka përmendur këtë fakt por në mënyrë sipërfaqësore.
Më pas, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Ledri ka marrë një vendim për tu larguar njëherë e mirë nga Labeli Baba Stars dhe jo vetëm. Gjithashtu ai i ka dhënë fund, marrëdhënies me të dashurën e tij Dafina Zeqiri e cila u bë molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, të cilët dikur kanë qenë miq e sot përveçse mbajnë statusin e ish të dashurve të këngëtares janë shndërruar edhe në armiq të përbetuar.
Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kanë detyruar të heqë dorë nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa për Dafinën, Ledri ka pritur deri ditën e ditëlindjes së saj për ti dhënë lajmin e ndarjes. Duke vepruar kështu, Ledri duket se ka dashur të hakmerret edhe ndaj të gjitha të këqijave që i erdhën nga lidhja me një prej personazheve më të përfolur të show bizit Dafina Zeqiri.
Gjithashtu, Ledri me mbështetjen e familjes së tij ka gjetur një rrugë tjetër artistike; nuk ka për të hequr dorë nga arti, sepse së shpejti thuhet se Ledri do ti hyjë studimeve për regjisurë. Megjithatë, të gjitha lajmet e kohëve të fundit, faqet e fansave në Facebook, tregojnë qartë se Ledri është ndër personazhet më të dashur e gjithashtu ndër rreperët me më shumë fansa që mezi presin kthimin e tij në muzikë.