Një e treta njerëzve publikon këngë dhe mesazhe të fshehura për ish-të dashurit, ndërsa pjesa më e madhe
shpinon përmes profileve të miqve të përbashkët.Statuset në Facebook qysh shumë kohë janë bërë tregues të jetës së dashurisë, ndërsa kur statusi ndryshohet në single, në shumicën e rasteve fillon spiunimi i ish-ëve, ka treguar hulumtimi i Universitetit West Ontario.

Çka më shumë, studimi ka treguar që ndarjet tani janë edhe më traumatike, sepse jeni në mundësi të dini në detaje se çka bën ish partneri i juaj, dhe kështu e keni më të vështirë ta harroni dhe të vazhdoni më tej. Goditja më e rëndë është pikërisht fshirja nga listat e miqve në Facebook.
Hulumtimi ka zbuluar edhe disa shprehi shqetësuese dhe kështu 86 për qind e njerëzve pranojnë që çdo ditë i përcjellin disa njerëz në Facebook. Tek ndarjet, gati 70 për qind e njerëzve përcjellin ish-at përmes profileve të miqve të përbashkët, ndërsa 64 për qind të tyre analizojnë mesazhet dhe statuset e vjetër për të përfunduar se si ka ardhur deri te vendimi i ndarjes.
Që ndarja është traumë tregon edhe fakti që gjysma e njerëzve i fshin fotografitë e përbashkëta nga profilet, ndërsa më shumë se një e treta ndryshon konfiguracionet e privatësisë, për të reduktuar numrin e njerëzve të cilët mund të shohin profilet e tyre.
Ata të cilët nuk mund të pajtohen me ndarjen dhe të cilët postojnë mesazhe, këngë dhe statuse që u dedikohen ish të dashurve janë një e treta, ndërsa numri i njëjtë tenton t’i bëjë ish-ët xheloz me postimin e fotografive.