e shtunë, 11 gusht 2012

“Ejshani”, në kërkim të një dashurie si të Ezelit (FOTO)


Cansu Dere, aktorja mishëroi linjën e suksesshme të Ejshanit, në filmin “Ezel”, dhe që dashurohej aq fort nga heroi i filmit, nuk ka të njëjtin në fat në dashuri edhe në jetën e saj personale. Në jetën reale, Cansu ka vuajtur për vite me radhë për të gjetur një dashuri filmash. Sipas gazetës Espresso, Dere ka patur një marrëdhënie të gjatë me aktorin Cem Yilmaz, i cili është gjithashtu një multimilioner që financon vetë prodhimet ku merr pjesë. Yilmaz nuk ishte standardi i shokut besnik, kështu që të dy kanë janë ndarë 3 herë në 6 vjet marrëdhënie. Ndarja e fundit ishte më e keqja, kur Cansu zbuloi se Yilmaz e mashtronte me shoqen e saj më të mirë, me të cilën madje kishte edhe një fëmijë. Pas një periudhe shumë të vështirë, aktorja arriti ta kalojë dhimbjen dhe të ecë sërish përpara. Ajo ra në dashuri me fotografin e famshëm turk Aydin Sen. Shihni fotot.