Vitin e kaluar, HTC kishte lansuar disa modele të telefonave të mençur të cilët ishin të integruar me Facebook, dy prej të cilave kishin edhe butona të dedikuar për rrjetin social.
Edhe pse nuk kanë arritur të bëhen shumë të famshëm në treg, thuhet se HTC dhe Facebook nuk do të ndalen së provuari të sjellin një model të telefonit i cili do të njihej si Facebook Phone i vërtetë.
Tani, thuhet se dy kompanitë janë përsëri duke punuar për telefonin e ri të Facebook, ndërsa Bloomberg thotë se i njëjti do të prezantohet në treg kah mesi i vitit 2013, pasi që për momentin është duke u punuar që sistemi operativ i këtij modeli të telefonit të ndryshohet edhe pak, për të ofruar risi dhe integrim të plotë me rrjetin social.
Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë përfundimisht se a do të jetë ky modeli i telefonit të Facebook, për të cilin po flitet për një kohë të gjatë, apo do të jetë edhe një tentim i radhës i HTC për të marrë treg, duke përdorur fuqinë dhe emrin e Facebook.