“Atë natë ka qenë shumë nervoze, se u ndiente shumë si një Diva dhe është nervozuar kur ka ardhur të këndojë, nuk i ka pëlqyer vendi, e në atë vend kemi qenë edhe vitin e kaluar në restorant ‘Rozafa’.
Unë e kam marrë veturën dhe kemi shkuar deri në qendër të Malishevës tek qarkorja kam bërë një rreth dhe jam kthyer përsëri nga restoranti dhe kemi vazhduar ngadalë dhe i kam thënë Gentës si propozim të ndalemi diku në një parking, i ndalëm dritat dhe i thash që nuk të sheh askush, ajo filloi të bërtasë pse i ndal dritat a nuk mundesh të vozitësh, ka shumë fjalë banale, dhe më ka thënë çohu dil prej makinës dhe më jep çelsat duke dashur të më lerë vetëm në Malishevë, atëherë unë kam kundërshtuar nuk i kam dhënë çelsat duke i thënë se makina nuk është e jotja”, kështu e sqaron rastin e incidentit mes tij dhe këngëtares së njohur Genta Ismajli.
Rasti është paraqitur në polici dhe tash me këtë çështje po merret gjykata e cila së shpejti do të hap lëndë ku edhe do të zbulohet fajtori. 25 vjeçari vazhdon punën si Dj, ndërsa në anën tjetër është duke mbaruar studimet në fakultetin juridik. (editorial.mk)
Genta: S`jam rrahur me DJ personal, e pushova nga puna
Këngëtarja Genta Ismajli është prononcuar për Express në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar të shtunën se ajo është rrahur nga DJ i saj personal.
Këngëtarja ka thënë se të gjitha ato që janë shkruar nëpër portale nuk janë lajme të sakta.
Genta thotë se është një çështje e brendshme por fatkeqësisht nga persona te papërgjegjshëm në media është shpikur më shumë së çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Ishte vetëm një zënkë e vogël prej të cilës DJ është pushuar nga puna dhe për këtë ndoshta edhe janë shtuar fjalë për emër apo për interesa tjera personale”, ka thënë Genta.
Gjithashtu ajo është e çuditur se edhe emrat që janë interpretuar në atë lajm nuk janë të saktë gjë që edhe njëherë, sipas saj, “tregon jo profesionalizmin e gazetarëve të cilët vetëm ngutën të shkruajnë pa fakte”.
Pos kësaj, kjo zënkë nuk ka ndodhur fare në sy të publikut por krejtësisht