e hënë, 6 gusht 2012

Për t’i “nxjerrë djallin nga trupi”, i marrin jetën 3 vjeçares


Një vajzë 3-vjeçare u vra gjatë një rituali ekzorcizmi (nxjerrja e djallit nga trupi), nga prindërit dhe të afërmit në një qytet në veri të Malajzisë.

Policia arrestoi 7 persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në ceremoni ekzorcizmi, në shtëpinë e prindërve të fëmijës, në qytetin Boukit, 280 km në veri të Kuala Lumpurit.
Të arrestuarit dyshohet se e shtypën trupin e vajzës së vogël me trupat e tyre “për të shmangur frymërat e liga”. Policia tha 3-vjeçarja vdiq nga asfiksia.
Prindërit, një gjyshe, një xhaxha, dy kushërinj të viktimës dhe një vajzë indoneziane u arrestuan dhe do të gjykohen për vrasje me dashje.