Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2 në një ndeshje miqësore kundër klubit më të përforcuar në Evropë, Paris Saint-Germain, në takimin që u zhvillua në Parc des Princes.
Ishin Blaugranët ata që kaluan të parët në avantazh. Pas një asistimi të Alexis Sanchez, Rafinha shënoi golin e epërsisë (6’), i cili ishte i vetmi në fraksionin e parë.
Në gjysmën e dytë, u akordua penalti në favor të katalunasve, ndërsa Lionel Messi ishte i saktë nga pika e bardhë (54’).
Një penalti u akordua edhe në favor të klubit francez, të cilën e shndërroi në gol transferi i ri i PSG-së, ish-lojtari i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic (60’).
Ndërsa pritej që Barca ta fitonte takimin, Zoumana Camara shënoi për ta barazuar rezultatin (82’).
Megjithatë, pas ekzekutimit të penaltive, Blaugranët rezultuan më të suksesshëm.