Ndeshjet e Premier League nuk do te transmetohen me nga kanalet shqiptare duke nisur nga sezoni i ardhshem.
Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja britanike “Daily Mail”
qe shkruante te dielen se Shqiperia eshte bere vendi i dyte ne bote, se
bashku me Korene e Veriut, ku subjektet transmetuese nuk jane ftuar per
te marre pjese ne tenderin per ndeshjet e Premier League, me kampionatin
me te pasur ne bote qe ka ndermarre masa te forta per te ndalur
piraterine.
Marreveshja e re per te drejtat TV ne me shume se 200 vende te
huaja do t’i sjelle klubeve te Premier League nje perfitim prej me shume
se 2 miliarde paundesh per tre vitet e ardhshme (2013-2016), ndersa
pritet te sjelle nje total te ardhurash 5.5 miliarde paundesh kur te
firmosen marreveshjet per te drejten TV me transmetuesit vendas te “Sky”
dhe “BT”.
Nje pjese e madhe e ketyre parave do te shpenzohet me te shumten
per pagat e majme te yjeve si Robin Van Persie, Wayne Rooney, Carlos
Tevez apo Demba Ba.
Mirepo, keto marreveshje ruajne vleren e tyre vetem kur pirateria
mbahet ne minimumin e mundshem dhe dekoderat e importuar nga Shqiperia
jane kthyer ne nje problem te madh ne Britanine e Madhe, ku aktualisht
eshte e mundur te shikosh drejtperdrejte ndeshje te Premier League nga
kanalet shqiptare.
Per sa kohe drejtuesit e liges nuk ofrojne shitjen e te drejtave TV
ne Shqiperi, ky problem eshte i zgjidhur, por tifozet shqiptare te
futbollit anglez nuk do te kene mundesi te shikojne ndeshjet e Premier
League nga kanalet vendase. E vetmja mundesi eshte qe te marrin
dekoderat nga Greqia dhe Maqedonia.
Vendosmeria e drejtuesve te Premier League per te mbrojtur te
ardhurat rekord nga te drejtat TV do te tregohet qarte edhe kete jave
teksa dy shtetas britanike perballen me denime te mundshme me burg pasi
kishin ndertuar nje skeme te guximshme qe u sillte perfitime te majme
nga piratimi i ndeshjeve te kampionatit anglez.
Nuk ka komente:
Posto një koment