Windows Live Messenger do të ‘dalë në pension’ zyrtarisht në Mars, ka njoftuar të Martën Microsoft-i në një email për të gjithë përdoruesat e këtij shërbimi.
Më 15 Mars, të gjithë përdoruesat do të transferohen në Skype, një
program ky i cili Microsoft e bleu për 8,5 Miliarda $ në Tetor të
2011-s.
“Po nxjerrim në pension shërbimin e Messenger-it në të gjithë botën…
dhe po sjellim veçori të bashkuara me Skype dhe Messenger,” ka thënë
Microsoft, duke shtuar se Messenger do të jetë i disponueshëm vetëm në
Kinë.
Kompania gjithashtu inkurajoi përdoruesat të transferohen në
shërbimin e Skype-it, dhe të kyçen duke përdorur të dhënat e llogarisë
së tyre të Microsoft-it.
Microsoft ka shtuar se deri më 15 Mars shërbimi i Messenger-it do të
funksionojë si më parë, por pas asaj date, përdoruesit nuk do të mundin
të kyçen më në Messenger, dhe do të ‘shtyhen’ të shkarkojnë programin
Skype.
Nuk ka komente:
Posto një koment