e martë, 1 maj 2012

Ronaldo nuk e mohon kalimin në Itali

Cristiano Ronaldo e ka lënë të hapur mundësi e kalimit në Serie A në të ardhmen.
“E respektoj Kampionatin italian, por tash është i treti pas Spanjës (La Liga) dhe Anglisë (Ligës Premier)”.
“Por kurrë mos thuaj kurrë. Një ditë, pse jo, atje ka ekipe fantastike, si Interi, Milani dhe Juventusi”, ka thënë superylli i Real Madridit për Mediaset.
Megjithatë, ai ka sqaruar se aktualisht është i lumtur te, siç e ka quajtur, klubi më i madh në botë.

Nuk ka komente:

Posto një koment