Noizy ka hapur dyert e shtëpisë së tij për emicionin “All 
Access” të Shqipërisë, ku ka shpalosur jetën e tij private si kurrë më 
parë. 
Reperi nga Shqipëria, rrallë herë është paraqitur në 
publik me lajme nga jeta e tij personale, por këtë herë, fansat e tij 
kanë kuptuar të gjithë jetën e tij: ku fle, ku ushqehet e gjithçka rreth
 Noizyt.
Këtë shpalosje ai e ka bërë për emisionin “All Access”, të cilët kanë xhiruar shtëpinë e tij, me të gjitha detajet në të.
Noizy ndërkohë ka paralajmëruar që në këtë vit do të sjellë shumë 
hite, e po ashtu edhe albumin e radhës, në të cilin tashmë është duke e 
punuar.
 

Nuk ka komente:
Posto një koment