e enjte, 6 shtator 2012

Shkëndija “ndizet” sërish

Këngëtarja provokuese, e cila më së shumti njihet për fundshpinën e saj, kësaj radhe është fotografuar e zhveshur në vaskë. Ajo thotë se i pëlqen shumë masazhi dhe uji i nxehtë. Për herë të tretë brenda pak ditësh, këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër ka befasuar fansat e saj me paraqitjet tejet ekstravagante. Pas publikimit të videos, në të cilën ajo dridhte të pasmet para kamerës, si dhe videoklipit të xhiruar në New York, që shumë shpejt janë bërë mjaft të popullarizuara në internet, Shkëndija ka ndërmarrë një aksion të ri
Ajo tani ka publikuar foto, në të cilat shihet e zhveshur në vaskë, në shtëpinë e saj, pas një interviste në një radio në Cyrih. Fotot “e nxehta” i ka shoqëruar me komente. “O çfarë kohe e keqe këtu në Cyrih. Tani të kënaq vetëm masazhi, wellness, sauna etc.”, – ka shkruar ajo.
.