Ajo ka ardhur te marten pasdite, pas ores 16:00, ne Aeroportin e Prishtines, natyrisht me avionin privat, per ta vizituar kryeqytetin e Kosoves.Ndersa se bashku me stafin e saj dhe mysafiret e ardhur nga Amerika, Bleona Qereti eshte akomoduar ne hotelin e saj te preferuar, kur vjen ne Prishtine, per te pare nga afer se si po shkojne pergatitjet per koncertin e saj, i cili do te mbahet me 8 shtator, ne oren 21:00, ne sheshin ‘Nena Tereze”, ky natyrisht do te kete mysafir grupin prishtinas, ‘Etnon” dhe Hekuran Krasniqin.Por a do te mbledhe Bleona mijera persona, siç ndodhi ne koncertet e saj neper Shqiperi, edhe ne Kosove?
Por, kengetarja vjen ne nje dite me nje tjeter yll boteror, siç eshte Rita Ora, gje qe fokusimi i medieve per te zbuluar diçka me teper te kjo e fundit ndoshta do te jete me i madh.Mesohet se te merkuren pasdite kengetarja do te kete nje konference per media ne Prishtine.