e premte, 7 shtator 2012
Greqia s'ndryshon qëndrim për Kosovën
Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar të enjten ambasadori grek në Beograd, Dimostenis Stoidis.
Gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Stoidis ka thënë se Athina do të bëjë gjithçka që rruga e mbetur e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, "të kalojë me sukses".
Diplomati grek po ashtu ka thënë se Greqia inkurajon Serbinë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën.
Stefanoviq, nga ana e tij, ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe nuk do të njohë kurrë pavarësinë e saj, ndonëse “është e hapur për dialog me të”.
Greqia, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Spanjën, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.