Facebook Messages (MesazhetFacebook), që kanë qenë një ndër pikat më të dobëta të rrjetit social që nga krijimi i tij në 2004 së bashku me ‘të shëmtuarin’ Facebook Chat, tani duket që ka marrë një drejtim komplet ndryshe falë një dizajni me dy panele, shkruan portali teknologjik krokodili.com.
Dizajni është i njëjtë me atë të përdorur nga klientët e tjerë të uebit, siç është AIM, dhe IM-ëja e Apple-it te Messages. Në vend që të shkosh te mesazhet dhe të klikosh për t’u kthyer në listën e emrave, tashmë mund të klikoni vetëm mbi emrin e miqve në anën e majtë të ekranit.
Po shtohen karakteristika të tjera për të bashkangjitur shumë foto në një mesazh të vetëm dhe disa shortkate të reja të tastierës. Kjo mund të jetë arsye e mirë për të përdorur Mesazhet në Facebook.