
Në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së shperblimeve muzikore, të mbajtur të enjten mbrëma në Los Angeles, Rita u shfaq e veshur me një kostum një pjesësh vezullues.
Veshja e saj e punuar veçanërisht për të nga dizajneri Emilio Pucci, ishte e mbuluar me gurë të çmuar shkëlqyes.
Në parakalimin mbi tepihun e kuq, Rita shfaqi edhe një herë figurën e saj mahnitëse dhe bëri që shikimet të kthehen nga ajo.