Real Madridi i ka zhvilluar edhe 90 minutat e mbetura të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër APOEL Nicosias, për t’u kualifikuar edhe zyrtarisht në gjysmëfinale.
Mbretërit e kryen punën që në takimin e parë në stadiumin Neo GSP ku fituan me rezultat 3-0, ndërkaq të mërkurën mbrëma triumfuan edhe në Santiago Bernabeu me rezultat 5-2.
Cristiano Ronaldo (26’) dhe Kaka (37’) shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dyja rastet asistoi Marcelo.
Në gjysmën e dytë, qipriotit arritën ta ngushtojnë epërsinë, ndërsa realizues ishte Gustavo Manduca (67’).
Ronaldo shënoi golin e dytë personal me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë (75’).
Callejon realizoi golin e katërt të Los Blancos (80’), ndërsa Esteban Solari nga penaltia shënoi golin e dytë për mysafirët (82’). Menjëherë pas, Angel Di Maria e thelloi epërsinë e vendasve (84’).
Në gjysmëfinale, Real Madridi do të luajë përballë Bayern Munichut që në çerekfinale eliminoi Marseillen. /Telegrafi/
Nuk ka komente:
Posto një koment