Mesfushori i Parmës, Sebastian Giovinco, është i hapur për mundësinë e rikthimit te Juventusi.
Giovinco thotë se atij i pëlqen ideja e të qenit pasardhësi i Alessandro del Pieros.“Një rikthim te Juventusi? Ende është herët, bashkëpronësia duhet të zgjidhet, kjo po ashtu varet nga projekti të cilin ata e kanë në mendje për ose kundër meje, por unë tash nuk mendoj për asgjë tjetër”.
“Juve po kalon një sezon të tmerrshëm dhe shpresoj që ky të dalë edhe më mirë në fund”.
“Vitin e ardhshëm numri 10 do të jetë i lirë? Sigurisht që është një numër i cili më pëlqen, por sërish, është shumë herët”, ka thënë Giovinco për Mediaset. /Telegrafi/
Nuk ka komente:
Posto një koment