e shtunë, 18 gusht 2012

Babai shet djalin e tij per…..

Edhe pse kemi pare tronditese dhe rrenqethese, kjo eshte me te vertete prekse. Babai islamik nxjerr ne ankand jeten e femijes se tij, duke e pagezuar deshmi, ky baba sic thone dhe te dhenat ne video, ka flijuar dhe nje femije tjeter ne te njejten menyre.
Ngjarja zhvillohet ne nje hotel ne Arabine Saudite dhe qellimi i deshmimtarit eshte… te godase objektin, shenjester Siria, si kamikaz vetevrases.
Këto dialogje janë aq të papërpunuara dhe përtej çdo gjurmë të kulturës tronditese per ne. Nese shuma e shitjes arrin deri ne 400.000$ bejne feste. Cili prind do te shiste jeten e femijes se tij dhe madje dyfish? Sigurisht nuk mund te harroje dhe kulturen e ketij kombi./

BABA STARS nxjerrin jashtë loje Dafin, i hapet rruga Tunës

Në faqen zyrtare të Baba Stars, përveç anëtarëve të grupit dhe miqve të djemve një vëmendje e madhe po i tregohet këngëtares Tuna. Madje, vetë lideri i grupit Baba Stars, Getoari në faqen e tij në facebook bën njoftime të ndryshme që tregojnë qartë suportin profesional që i bën Baba Stars këngëtares. Më parë këtë vend të Tunës e mbante Dafina Zeqiri, meqë kjo e fundit kishte lidhje romantike me ish- anëtarin Ledri Vula.
Tani që Vula nuk është më pjesë e grupit, të gjithë anëtarët i kthyen shpinën edhe ish të dashurës së tij Dafina Zeqiri. Duket qartë që djemtë kërkojnë që të bëjnë pjesë të labelit këngëtaren Tuna, e cila është mjaft e njohur dhe nëse do të pranonte me siguri do t’i shtonte një aleate të fuqishme grupit.  Bluetooth

Gjëndet një Ufo e vdekur në Antarctic…(Shikoni Videon)

Gjëndet një Ufo e vdekur në Antarctic…(Shikoni Videon) / publialb

I do djemtë e egër

Është duke ecur me hapa të sigurt drejt arritjes së statusit që e ka bashkëkombësja e saj Gisele Bunchen, por edhe shumë bukuroshe tjera braziliane në botën e modës, ndërsa Shalana Santana përveç që magjeps me bukuri, ajo nuk ka problem që të flasë edhe për lidhjen intime.
Kjo bukuroshe me pamje ekzotike, tashmë ka zbuluar ballinat e shumë revistave të njohura në botë, ndërsa gjatë intervistës së fundit me revistën braziliane “Otto”, ajo më shumë ka folur për seksin dhe tipin e meshkujve që i preferon, duke potencuar se meshkujt problematik janë ata që nuk mund t;ju rezistojë.

“Nuk i dua ata meshkuj që janë të butë dhe mundohen të sillen mirë me mua. Nuk jam një tip i femrës që i pëlqen gjëra të tilla si trëndafila apo parfume. Dua që një mashkull të jetë vërtetë mashkull dhe të tregoj anën e tij burrërore në të gjitha rastet, e sidomos në shtrat. Prandaj unë i preferoj djemtë që kanë stil të egër dhe dinë çfarë të kërkojnë nga një femër dhe atë e arrijnë edhe paksa me forcë”, është shprehur Shalana. Edhe për veten ka deklaruar se është një femër me imagjinatë të shfrenuar dhe për të nuk ka ndonjë kufi kur ka të bëj me seksin. Çfarë të themi tjetër, përveç lum ai që do të jetë i dashuri i saj.

Trimëresha e UÇK-së, në sfilatat e Londrës


Alketa Pireva portretizon traditën shqiptare ku vashat dhe burrneshat shqiptare ishin të pranishme në luftërat çlirimtare. Alketa Pireva ishte një luftëtare e denjë në betejën për çlirimin e Kosovës në kohët më të vështira të saj.
Duke parë vizionin atdhetar patriotik të legjendarit Adem Jashari, 18 vjeçarja Alketa Pireva u nis nga Londra për në Kosovë, me amanetin e tij mbi supe. Me 10 shkurt 1997 Alketa kapi armët dhe u bashkua me forcat e UÇK-së, për një qëllim – Bashkimin Kombëtar. Si luftëtare femër trime ka fituar respektin nga bashkëluftëtarët e komandës. Me trimërinë e saj ka dëshmuar dashurinë dhe krenarinë për kombin dhe një Kosovë të lirë.
“Populli Shqiptar sot duhet t’i le përçarjet ndaj njëri tjetrit. Në vëllazëni dhe të bashkuar mund të bëhemi një komb. Bashkimi bën forcën dhe forca bën fuqinë”, shprehet ish-luftëtarja e UÇK-së.
Në fushën e betejës ndër radhët e UÇK-së, Alketa Pireva ka treguar guxim dhe ishte e gatshme për të sakrifikuar edhe jetën e saj për Kosovën. Ka luftuar me vendosmëri deri në fund të luftës dhe ka marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta”, në betejën e Studenqanit, në betejën e Rahovecit, në luftimet në Bec të Gjakovës, etj. Në tragjedinë e Mejës, të Krushës së Madhe, ka dhënë ndihmë për njerëzit në nevojë dhe në transportimin e kufomave.
Pasi përfundoi lufta në Kosovë, Alketa pati rastin të takojë familjen e saj pas dy vitesh. Pa njohurinë e saj, ajo kuptoi se familja e saj kishte veshur uniformën e bukur të UÇK-së në fronte të ndryshme të luftës. Prindërit avokatë, Hamdi dhe Ilmije Pireva, si dhe vëllai binjak, Tomor Pireva u nisën për luftë. Familja patriotike e saj, bashkë me trimat e UÇK-së luftuan me guxim e heroizëm për të mbrojtur trevat shqiptare dhe mbetën besnikë ndaj vendlindjes dhe vatanit.
“Pasi ka përfunduar gjithçka unë kuptova që mami, babi, vëllai, si dhe një mik nga Shqipëria, i cili jeton në Amerikë tani, ishin luftëtarë. Kur erdhën tek banesa në Prishtinë dhe u takuam, aty kuptova që s’kam qenë vetëm unë në luftë po edhe familja, që kishin marrë pjesë në aksionin ‘Shigjeta’. Familja duke ditë që unë jam e vdekur, ndërsa unë për ta duke ditë që janë në Londër. Befasia ime ishte kur pashë mamanë me uniformë të ushtrisë, ishte një ndjenë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë”, tregon Alketa.
Jeta dhe suksesi në Angli
Alketa Pireva ka lindur në Croydon, Londër, (Angli). Në fushën e artit dhe modës njihet si modele e suksesshme. Modelizmin e ka filluar në moshë të re, që kur ishte 10 vjeçare. Në qershor 2006 ka përfunduar Fakultetin e Arkitekturës në King’s College, Londër. Gjatë studimeve dhe pasi kreu shkollën e lartë ka punuar si modele nëpër kompani të ndryshme.
Në 2011 u shpall si vajza më e bukur në Angli, ku zuri vendin 20 në “100 fytyrat më të bukura në Londër” nga revista prestigjioze angleze “The London Magazine”.
“Në fillim nuk e kam besuar sepse isha në Dubai. Më thirri shoqja e motrës, Roy, dhe më lajmëroi që isha radhitur në vendin e 20 të femrave më të bukura në Londër. Kur vij në Londër kuptoj që motra Teuta kishte marrë një kopje të Revistës ‘The London Magazine’ dhe e shikoj dhe e vërtetoj. Ishte një ndjenjë shumë e mirë, më e bukura që aty thuhet vendi i 20 për vitin 2011, Alketa Pireva –Albania. Kjo më ka bërë të ndihem shumë e lumtur”, thotë modelja Alketa.
Sot emri i Alketa Pireva ka bërë bujë në sfiladat e modës në Londër, por edhe si trajnuese e modeleve të reja që aspirojnë modelizmin. Është përfaqësuese gjenerale e agjencisë me famë “Top Fashion Models”, në Angli, dhe pronare e përgjithshme për Top Fashion Models Agency.
“Më ofruan të jem trajnerja e ardhshme e TOP Fashion Models Agency për në Angli ku tash që një vit jam edhe pronare e përgjithshme për TOP Fashion Models Agency. Kjo agjenci në çdo shtet ka seli, kurse unë kam arrit që kjo të dalë në emër timin. Kam ble aksionet dhe tash punoj edhe për shumë firma të tjera përveç Dolce Gabanna, Armani, etj”, thotë Alketa Pireva.
Bukuroshja Alketa synon që në të ardhme t’i prezantohet publikut shqiptar dhe anglez si stiliste, një pasion që e ka ëndërr dhe dëshiron ta arrijë.
“Moda ka bukurinë e vet së pari të brendshmen, dhe pastaj të jashtmen. Me të brendshmen mund të rrëmbejë çdo person, kurse me të jashtmen, mund ta shfaqësh para çdo personi. Por më e vlefshmja është e brendshmja, se si reflekton zemra. Kur njeriu ka vullnet, ka edhe bukurinë. Në të ardhme mendoj ta kem një markë timen të veshjes, me emrin ‘Albania’, një pasion që e kam në zemër dhe dua ta arrij”, thotë modelja, trainerja Alketa./zeri/

Obama uron popullin e Kosovës për Fitër Bajramin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.Andaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin”, thuhet në urim.
“Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin. Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.

e premte, 17 gusht 2012

Rita, feston me Usain Bolt

Pop ylli shqiptar, Rita Ora, ka zgjedhur që të festojë një rekord të veçantë në karierën e saj me asnjë tjetër pos me rekorderin dhe legjendën e vrapimeve në atletikë, Usain Bolt.
Rita ishte pjesë e emisionit të Jonathan Ross në Londër, ku të pranishëm ishin edhe fytyra prominente si Jessica Ennis, Tom Daley, Kelly Brook, Colin Farrell dhe Usain Bolt.

Dhe, bukuroshja shqiptare shfrytëzoi rastin për të bërë një foto me xhamaikanin e jashtëzakonshëm, i cili theu rekorde tjera në olimpiadën Londra 2012, kurse Rita Ora nga ana tjetër arriti një milionë ndjekës në Twitter.
“Një milion ndjekës në Twitter...me kë më mirë se me zotëri Bolt. Legjenda”, ka shkruar Rita në rrjetin socila duke i bashkangjitur dhe foton.


Përveç shoqërimit me Bolt, Rita është komentuar shumë nga mediat britanike edhe për fustanin e gjelbër që kishte zgjedhur të vishte e që vinte në pah figurën e saj joshëse. 

Aktori i "Ezel" aksidentohet ne rruget e Stambollit

Bëhet e ditur se aktori turk i njohur për shqiptarët me rolet e famshme Mehmet Kosova në serialin “Jetë e Hidhur” dhe me rolin e Ezel në serialin po me të njejtin emër, është aksidentuar me makinë gjatë udhëtimit të tij në rrugët e qytetit të Stambollit. Menjëherë pas aksidentit, aktori turk është dërguar në spitalin e Stambollit. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore thuhet se nuk është aq e mirë, Ezel gjendet jashtë rrezikut për jetën, transmetojmë mediat kosovare.