e enjte, 24 janar 2013

Shmangni “Seen hh:mm” ne facebook


Sot mund te ndodhe qe edhe te prishemi me nje mik per shkak te vecorise te re te facebook “Seen”. Kjo vecori erdhi rreth 4 muaj me pare dhe me sakte, kjo vecori i tregon mikut tone nese ne kemi pare mesazhin apo jo. Si te mos ishte kjo mjaftueshme, kjo i tregon edhe oren dhe minutin kur ne kemi pare mesazhin.
Dolen disa “gjeniale”, qe krijuan nje shtojce per Google Chrome te quajtur “Facebook Unseen“. Kjo shtojce na ndihmon qe te zgjidhim problemin qe hasem me siper. Pra pas instalimit te kesaj shtojce dhe nje rifreskimi te faqes se facebook (duke shtyper f5, ose klikim me te djathten dhe reload) ju evitoni vecorine “Seen hh:mm”
Qe te shkarkoni kete shtojce, shkoni ketu. /RomeoLab

English (Translation By Google)
Today may be that even prishemi with a friend because of the peculiarity of the new facebook "Seen". This feature came about 4 months ago and accurate, this feature shows our friend if we have seen the message or not. As this was not enough, it shows the hour and minute when we first message.

Emerged some "genius", which created a plugin for Google Chrome called "Facebook Unseen". This supplement helps us to solve the problem that we encountered above. So after the installation of this supplement and a refresh of the page that facebook (shtyper f5, or right-click and reload) you avoid feature "Seen hh: mm"

To download this supplement, go here. /RomeoLab

e mërkurë, 23 janar 2013

Fjolla Morina tregon gjoksin


Fjolla Morina ka marre rrugen per ne LO- Amerike, dhe
ku shihet se po ia kalon shume mire.





Ndersa ajo kishte postuar ne Facebookun e saj kete foto ku shihet se i ka dale jashte gjoksi.

Lajmi i fundit :Rrembehet Florian Beqiri

Florian Beqiri, djaloshi dhjetevjecar nga Shkupi,qe u be i famshem ne saje te kenges “Ngjyra e Kuqe” te cilen e kendon me Adrian Gaxhen. Ai ndodhet ne Shkup pas angszhimeve qe ka pasur me rastin e festave te Fundvitit. Sot rreth ores 16:30 disa burra me maska kane zbritur nga nje makine e tipit “Range Rover” dhe kane rrembyer Florianin.
Ata kane bere thirrje se  duam 100,000 euro per ta kthyher !

KLIKONI TE  LINKU ME POSHTE PER TE PARE  VIDEON NGA NJE AMATOR

e martë, 22 janar 2013

Pirateria: Premier League s’do te transmetohet me ne Shqiperi

Transmetuesit shqiptare nuk ftohen ne tender  
Ndeshjet e Premier League nuk do te transmetohen me nga kanalet shqiptare duke nisur nga sezoni i ardhshem.
Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja britanike “Daily Mail” qe shkruante te dielen se Shqiperia eshte bere vendi i dyte ne bote, se bashku me Korene e Veriut, ku subjektet transmetuese nuk jane ftuar per te marre pjese ne tenderin per ndeshjet e Premier League, me kampionatin me te pasur ne bote qe ka ndermarre masa te forta per te ndalur piraterine.
Marreveshja e re per te drejtat TV ne me shume se 200 vende te huaja do t’i sjelle klubeve te Premier League nje perfitim prej me shume se 2 miliarde paundesh per tre vitet e ardhshme (2013-2016), ndersa pritet te sjelle nje total te ardhurash 5.5 miliarde paundesh kur te firmosen marreveshjet per te drejten TV me transmetuesit vendas te “Sky” dhe “BT”.
Nje pjese e madhe e ketyre parave do te shpenzohet me te shumten per pagat e majme te yjeve si Robin Van Persie, Wayne Rooney, Carlos Tevez apo Demba Ba.
Mirepo, keto marreveshje ruajne vleren e tyre vetem kur pirateria mbahet ne minimumin e mundshem dhe dekoderat e importuar nga Shqiperia jane kthyer ne nje problem te madh ne Britanine e Madhe, ku aktualisht eshte e mundur te shikosh drejtperdrejte ndeshje te Premier League nga kanalet shqiptare.
Per sa kohe drejtuesit e liges nuk ofrojne shitjen e te drejtave TV ne Shqiperi, ky problem eshte i zgjidhur, por tifozet shqiptare te futbollit anglez nuk do te kene mundesi te shikojne ndeshjet e Premier League nga kanalet vendase. E vetmja mundesi eshte qe te marrin dekoderat nga Greqia dhe Maqedonia.
Vendosmeria e drejtuesve te Premier League per te mbrojtur te ardhurat rekord nga te drejtat TV do te tregohet qarte edhe kete jave teksa dy shtetas britanike perballen me denime te mundshme me burg pasi kishin ndertuar nje skeme te guximshme qe u sillte perfitime te majme nga piratimi i ndeshjeve te kampionatit anglez.

Noizy zbulon jetën e tij private (video)

Noizy ka hapur dyert e shtëpisë së tij për emicionin “All Access” të Shqipërisë, ku ka shpalosur jetën e tij private si kurrë më parë.
Reperi nga Shqipëria, rrallë herë është paraqitur në publik me lajme nga jeta e tij personale, por këtë herë, fansat e tij kanë kuptuar të gjithë jetën e tij: ku fle, ku ushqehet e gjithçka rreth Noizyt.
Këtë shpalosje ai e ka bërë për emisionin “All Access”, të cilët kanë xhiruar shtëpinë e tij, me të gjitha detajet në të.
Noizy ndërkohë ka paralajmëruar që në këtë vit do të sjellë shumë hite, e po ashtu edhe albumin e radhës, në të cilin tashmë është duke e punuar.


e hënë, 21 janar 2013

Tuna pa të brendshme?

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, e cila është edhe pjesë e programit “X Factor”, është parë mbrëmë me një veshje mjaftë provokative.
tunapabreke
Ajo në mbrëmjen e kaluar, ka pasur të veshur një fustan të kuq të hapur në disa pjesë, ku nga fotot mund edhe të vërehet se Tuna nuk ka veshur të brendshme fare.




tuna
                         

e hënë, 14 janar 2013

Orët e mësimit në “Facebook”

Të gjithë e njohim tashmë “Facebook”-un dhe maninë e tmerrshme që ka pushtuar njerëzit kundrejt tij… Por ndoshta jo të gjithë njohin një nga risitë më të fundit… “Facebook”-u nga celulari! Tashmë është përhapur aq shumë, sa në çdo moment ti mund të kuptosh ç’ndodh nga një klasë në tjetrën pa lëvizur nga vendi fare. Statuset janë të shumta, por nuk mungojnë as komentet dhe wall-post-et e bëra në çdo kohë…, ndonjëherë (shumë rrallë :P) edhe në orë të mësimit. Unë vendosa pikërisht të jap një paradite normale të “Facebook”-ut tim në lidhje me postimet e bëra nga celulari.
Dita fillon me urime të thjeshta ose saktësime të vendndodhjes:
-Gjesi ppl!!! ^_^
-Goodmorning starshine! The earth says hello! :D
-x shkoll!
-Hajt marshi naj not t mir XDD?
Shpesh ora e parë e mësimit shoqërohet me dëshirën e pashmangshme për gjumë:
-Du gjum :/
-Mir që s’po na flihet fareee
-Gjum!!
Ndërsa ora e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa pasoja të çuditshme:
-Mir q spo trashemi q nmgjes :S
-Na u b mendja inteeeggrrallle... jemi t rinj m :S
-Aaaaaaaa kjo matematika........ Më çoi Skiç...
-@nklas :s
Orën e tretë mua shpesh më pëlqen ta quaj “Ora e filozofisë”, kjo për vetë faktin se nxënësit në një mënyrë të magjishme frymëzohen dhe kthehen në filozofë të vërtetë:
-Ti lufton në mënyrë të madhërishme, po unë jam i Madh!
-Asgjë s’më ndalon të buzëqesh, n.q.se pretendon ta bësh më parë bëj diçka tj:ik vdis dhe rilind ;)
-Çdo gjë shaje qysh tani, në sajë të 1 forcë të ashpër që shkund të fshehtën forcë që prish dhe shkatërron çdo dashuri si kurdoherë me krenari të sëmurë...pafund!
-N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
-Të pretendosh se je i dashuruar é mendjemadhësia më e madhe! (Nietzsche)
Gjatë pushimit askush nuk e ka mendjen tek FB, prandaj na duhet të kalojmë menjëherë tek ora e katërt. Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të madhe nga të gjitha orët e tjera:
-If Homework is work, when do I get Paid??? _ :D :D
-Pse s’duhet ta kemi emrin me xh në disa raste me pffff :p
-Të koklavitesh ndjesitë emocionale me atë që lexon... në botën e tekstit poetik :p
-Aaaa...sa bukur ka fol sot zysha e Sociologjisë... fjalë me vend dhe të vërteta... Respekte në max...për këtë zysh...
Ora e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur t’i mendon se nuk do të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve tanë të dashur:
-Mir qe spo bëhem derrr..-.-
-Sjenaa x Shkoll nee !!!!!
-Pse nuk duhej të ishte e premte sot :((
-llashje :S
-kjo shkolla po më kushtëzon ekzistencën eee
Ndërsa ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po, “Ora e urisë”! Të gjithë stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të heshtur që mësueset rrallë e dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj Maksit që në ato momente është shpëtimi ynë i vetëm:
-Më hahet buuuk !
-Trupi im ka nevojë për ushqim:@
-Buk! Buk! BUk! BUK! BUKKK!!!
-Ah mor Maks!!!
-Bjeri mor të shkretës :@
Tashmë zilja ra dhe ne u liruam nga ‘zinxhirët’… Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh për klasat e 11 që duhet të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër, gogolin e quajtur ORA E SHTATË!!!
-Kjo ora 7 nuk shtyhet... Du buk :’(
-Me enxhin po pim pepsi. fiz avaná hahahaha.
-Ora 7 ësht bër e besdishme përfundimish
Të rriturve kjo dëshira jonë për të qëndruar në “Facebook” u duket e pakuptimtë, e megjithatë unë e shpjegoj këtë dëshirë lidhur me dëshirën më të madhe që ka shoqëruar brezat me radhë (sidomos të rinjtë). Dëshira për të shprehur lirisht mendimin. Është ajo liri e shtrenjtë, që ditëve tona gjen zbatim tek rrjetet sociale. Prandaj mua nuk më duket aspak e çuditshme kënaqësia që ndjen një brez në shfaqjen hapur të ideve dhe mendimeve të tyre, në çdo kohë e në çdo vend.
Së fundmi do të doja t’u kërkoja ndjesë mësueseve të letërsisë, të cilat do të skandalizohen nga gabimet tona drejtshkrimore... Sorry zysha... Por shkrimi im nuk do të kishte të njëjtin efekt në qoftë se unë do të kisha ndryshuar mendimet e miqve të mi, sepse ky quhet censurim, dhe neve nuk na pëlqen censurimi... Në fund të fundit ky është “Kodi” ynë. Gjithashtu do të doja t’u kërkoja ndjesë miqve të mi, të cilëve u kam “vjedhur” statuset, por e kam bërë për arsye fisnike. Mendova të vendosja dhe emrat, por privatësia e personit është më e rëndësishme. Për ta mbyllur, do të doja të falenderoja lexuesit e shkrimit tim. Faleminderit për kohën dhe durimin tuaj.
Ora 1
Gjatë orës së parë, në statuset e gjimnazistëve mbizotëron dëshira për të fjetur gjumë
Ora 2
Ora e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa pasoja të çuditshme si psh: ç’u trashëm, Aaaaaaaa kjo matematika........ Më çoi Skiç...
Ora 3
Orën e tretë, mua shpesh më pëlqen ta quaj “Ora e filozofisë”, kjo për vetë faktin se nxënësit në një mënyrë të magjishme frymëzohen dhe kthehen në filozofë të vërtetë
Ora 4
Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të madhe nga të gjitha orët e tjera
Ora 5
Ora e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur ti mendon se nuk do të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve tanë të dashur
Ora 6
Ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po, “Ora e urisë”! Të gjithë stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të heshtur që mësueset rrallë e dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj Maksit, që në ato momente është shpëtimi ynë i vetëm
Ora 7
Fatkeqësisht, me orën e gjashtë nuk marrin fund vuajtjet për klasat e 11-ta që duhet të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër, gogolin e quajtur ORA E SHTATË

Sulme hacker-ash, kërkohet çaktivizimi i Java-s

SHBA- Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare iu ka bërë thirrje përdoruesve të kompjuterëve, që të çaktivizojnë software Java, për të shmangur sulmet e mundshme të hacker-ave.

Paralajmërimi u lëshua, pasi ekspertët e sigurisë thanë se hacker-at kanë zbuluar mënyrat për të shfrytëzuar gjuhën e programimit Java, për të instaluar virusë, që do t'iu mundësonin atyre e të kryejnë krime të tilla si vjedhje të informacionit nga kompjuterët dhe vjedhje identiteti.

Java përdoret nga qindra miliona kompjuteë në mbarë botë, të cilët kanë qasje në internet. Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnë se dobësia e Javas “është shfrytëzuar në mënyrë aktive” nga hakerët, dhe rekomandoi që Java të çaktivizohet në faqet e internetit, derisa të zgjidhet problemi. Pronari i Java-s, Oracle Corporation, deri më tani ka refuzuar të komentojë.
(e.m/rel/BalkanWeb)