e mërkurë, 29 gusht 2012

e martë, 28 gusht 2012

Shkendije Mujaj pozon pa te brenshme per revisten Kosovarja – FOTO


Macja që komunikon me jashtëtokësorë (video)

Rita Ora vuan nga .....?

Rita Ora ka një fobi shumë të veçantë, ajo tmerrohet secilën herë kur duhet të shkojë në tualet.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe po ndërton karrierë të suksesshme në Britani, ka frikë se diçka e ligë fshihet nëpër gypat e tualetit, secilën herë që shkon atje.
“Gjithmonë kur shkoj në tualet më duket se diçka do të dalë nga poshtë. Kjo gjë më vjen kur mendoj se ai gyp duhet të fillojë nga diku dhe ndonjëherë mendoj, “Çka nëse diçka del nga tualeti’?”.
“Kjo është një prej gjërave që më frikëson. Gjithmonë sigurohem të ketë dritë kur shkoj në tualet”, ka thënë Rita për The Sun. /Telegrafi/

e hënë, 27 gusht 2012

Tifozat Kuq e Zi lëshojnë deklaratë për media


Grupimi mbarëkombëtar i tifozëve të Kombëtares dënon aktin e Policisë së Tiranës për bllokimin e Koreografisë tonë në ndeshjen e Kombetarës Shqiptare ndaj asaj Franceze.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar në dhjetor të 2003, ka qenë gjithmonë pararojë e tifozerisë Shqiptare, me koreografi, himn dhe përkrahje në mënyre masive të Kombëtares tonë. Parrullat: O sa mirë me qenë Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombëtare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër; Proud to be Albanian; kanë bërë që të zënë vend në zemrat e çdo Shqiptari.

Në stadiumet e botës kemi marrë vleresimet me pozitive për organizimet e ndeshjeve, në Holandë, në Zvicër, dhe Luksemburg, si dhe në ndeshjen me greqine më 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vlerësimeve, bashkëpunimi me policinë ka qenë në nivele maksimale.

Për shkak të një videoklipi për këngen e Kombëtares, kemi bërë koreografine me foton e Shqipërisë. Ditën e ndeshjes do të rregjistrohet videoklipi i këngës së Tifozave dhe pamjet filmike janë shumë të rëndesishme për ne, për shkak te numrit të madh të anëtareve tanë (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnjë shpjegim nga ana e Policisë së Shtetit, kjo koreografi po bllokohet që të hapet ne stadium. I kujtojmë Policisë së Shtetit se në stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj të të ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra është mal i zi”, në sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prapë asnjë reagim nga policia e shtetit. Rasti më i fundit, është vizita e delegacionit grek në takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnjë lloj reagimi ndaj shqiptarëve të kthyer në kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj një cope, ndaj një koreografie, ndaj një grupi djemsh që përkrahin veçse Kombëtaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen në pah.

Kërkojmë nga Policia Shqiptare që të mos e bllokojë koreografine dhe të na hedhi në plehra mundin, djersën dhe paratë tona.
Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar

iPhone i shpëton rënies nga 305 metra lartësi (VIDEO)



Krijuesi i aksesorit G-Form kënaqet me torturat testuese të pajisjeve iOS duke përdorur teknologjinë e tij. Videoja e tij më e fundit është padyshim mahnitëse të shikosh se si një iPhone i mbrojtur i mbijeton një rënie të lirë nga më shumë se 305 metra, shkruan portali teknologjik krokodili.com.
Parashutisti Gary Connery, i cili është parë kohën e fundit të hidhej me parashutë i maskuar si Mbretëresha në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike në Londër, vendosi të udhëtonte për në Zvicër me një grup parashutistësh të tjerë për të provuar mbrojtësen G-Form.
Parashutistët kishin mbrojtëse për iPhone-ët gjatë hedhjes për të nxjerrë video. Krejt papritur, një nga testuesit vendosi të lëshojë iPhone-in e tij nga një lartësi prej 305 m. Siç shihet edhe në video, iPhone-i ka regjistruar të gjithë rënien dhe përplasjen në tokë.
Telefoni i ka mbijetuar krejtësisht i padëmtuar. Connery ishte në gjendje të gjejë iPhone-in pas rënies dhe të bëjë një video të shpejtë me të.
Kjo është hera e parë që G-Form ka filmuar duke testuar teknologjinë e saj. Në fillimet e verës, kompania hodhi iPad-e të mbrojtur nga 35 metra mbi një parking.

e diel, 26 gusht 2012

Dy gra rrihen mes vete në supermarket (Video)


Publikuar: 27.08.2012 - 00:01

Për të njëjtin produkt nga supermarketi kishin nevojë të dy gratë. Së pari njëra e gjeti dhe e futi në shportën e saj me rrotë, kurse pak sekonda pas saj, aty pari kaloi e dyta grua, e cila me shpejtësi e mori nga shporta e gruas tjetër (duke menduar se nuk do të vërehet) dhe plasi sherri. Të dyja nuk mund ta kishin të njëjtin produkt, andaj filluan shtyrjet dhe grushtet. Por, më mirë shikoni vetë se si rrodhi e tërë kjo në një supermarket diku në botë, e që ka zënë vend në YouTube. 

Tuna refuzon labelin “Baba Stars”

Lajmi se Tuna Sejdiu bëhet pjesë e labelit Baba Stars për herë të dytë ka disa ditë që po qarkullon, gjë që e ka detyruar vetë këngëtaren të reagojë ashpër ndaj këtyre lajmeve. Tuna ka përdorur facebook-un për të sqaruar një herë e përgjithmonë këtë lajm.

”E kisha të domosdoshme të reagoja në momentin kur emri im përfshihet në shkrime të ndryshme gjasme të argumentuara nga ‘burime të sigurta’. Çfarë ka të bëjë me Tunën, burim i vetëm dhe i sigurt, i vërtetuar 100% jam vetëm unë, Tuna! Përgënjeshtroj çdo informatë lidhur me inkuadrimin tim në labelin “Baba Stars”.
Me shumë respekt për anëtarët për punën që bëjnë për preferencat e tyre dhe mbështetjen e ofruar kohëve të fundit, mendoj se ky është momenti im ku jam solo në këtë lojë, siç isha në baticat dhe zbaticat e mia për të cilat jam e bindur se rrallëkush nga ju i dini. Prapa perdeve, buzëqeshjeve të mia, glamurit dhe paraqitjeve të fuqishme, ka pasur momente të vështira në të cilat njerëz të numëruar me gishta më kanë qëndruar afër. Atyre u mbetem mirënjohëse deri në frymën e fundit.
Një ndër ata është Big Bandu (Arbër Gjikolli) producenti të cilit ia besova projektin e ri dhe me të cilin mbetemi në këtë udhëtim vetëm. Në këtë betejë të egër dashuria ndaj punës dhe mbështetja juaj ka qenë arsyeja e vetme për të mbajtur kokën lart dhe ne së bashku e fituam këtë betejë, Tuna!”, thuhet në reagimin e këngëtares Sejdiu drejtuar mediave.