e hënë, 14 janar 2013

Rita Ora lezbike, e dashuruar në një modele? – FOTO

Këngëtarja Rita Ora përveç për suksesin e saj, ka qenë disa herë e përfolur edhe për lidhje të ndryshme me persona të famshëm. Së fundmi ajo doli nga një romancë me përfundim të hidhur me vëllaun e Kim Kardashian, Rob i cili e akuzoi atë për tradhti me shumë meshkuj në të njejtën kohë.
Por Rita ka vendosur që të nxisë të tjera thashetheme. Kësaj here, ajo do të përfolet për seksualitetin e saj. Ajo vazhdimisht në rrjete të ndryshme sociale po publikon foto me një modele britanike, emri i së cilës është Cara Delevigne.
Të dyja vajzat, njëra tjetrën e quajnë “gruaja ime”.
Në foton e fundit të publikuar shihet Rita së bashku me Cara-n të cilat janë gati për një puthje lezbike. Ndërsa në një tjetër të publikuar pak ditë më parë, shihet modelja e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “Gruaja e Ritës”.
Fansat menjëherë nisën në aludonin për ndonjë lidhje të mundshme mes vajzave, pasi që ato duken shumë të afërta, derisa Rita ka paralajmëruar se të tjera foto të tilla të nxehta do të vinë në vazhdim, transmeton Indeksonline.

e diel, 13 janar 2013

Qysh Me Fotografu Ekranin?

Ju sigurisht se dini te fotografoni me aparat, mirepo ngecni kur vie puna te beni fotografi ne Ekran. Ky artikull do te ju tregoj se qysh me fotografu pamjen qe ju shfaqet ne ekran ne sisteme te ndryshme operative.

Windows 7
  1. Zgjedhni se cfare deshironi te fotografoni
  2. Gjeni tastin Print Screen ose Prt Scr ne tastieren tuaj dhe shtypeni ate.
  1. Hapeni programin Paint.
  2. Klikoni ne tastin Paste qe gjendet ne skajin e majte te siperm.
  3. Tanime ajo cfare keni fotografuar do te shfaqet program.
  4. Ruajeni fotografine.

Mac
  1. Shtypni tastet Command-Shift-Caps Lock-4 se bashku.
  2. Me ndihmen e mausit hijezoni pjesen qe deshironi te fotografoni.
  3. Dhe fotografija eshte ruajtur ne desktop.

A po detyrohet Facebook të bëhet me pagesë për përdoruesit evropian?

Të gjithë e dinë sloganin e famshëm të Facebook, i cili thotë “Facebook është falas, dhe gjithmonë do të mbetet i tillë”.
Por Eduardo Ustaran, kreu i kompanisë Field Fisher Waterhouse, e cila merret me privatësinë dhe ligjin e informacionit, i cili është i specializuar në teknologji dhe pronën intelektuale, paralajmëron se ndryshimet e propozuara në ligjin për mbrojtjen e të dhënave nga Bashkimi Evropian mund ta detyrojnë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com, si dhe shërbimet tjera falas, të cilat mbështeten nga reklamat, t’i ngarkojnë përdoruesit e tyre me pagesë për qasjen në shërbim.
Ustaran i ka thënë faqes ZDNet se rregulloret që frenojnë mundësinëë e kompanive si Facebook për të mbledhur, analizuar, dhe shitur të dhënat personale të përdoruesve të tyre do të rezultojnë në veprime të cilat do t’i shtyejnë ato kompani të braktisin modelet e biznesit të mbështetura në reklama dhe të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së pagesave nga përdoruesit.
Në deklaratën e tij, Ustaran u shpreh “Në qoftë se ofruesit e këtyre shërbimeve nuk janë në gjendje të përdorin të dhënat tuaja në mënyra të cilat janë të dobishme për qëllime reklamimi, atëherë përdoruesi duhet të zgjedh nëse do të paguajë për shërbimin, ose ta ndërpres përdorimin e tij”.
Drejtuesja e Facebook për Politikat e BE-së në Bruksel, Erika Mann alarmoi për kujdes, duke thënë:
“Ne jemi të shqetësuar lidhur me disa aspekte të raportit të cilat nuk e mbështesin lulëzimin e një tregu të vetëm evropian digjital dhe realitetin e inovacionit në internet, e cila është pashmangshmërisht globale në natyrën e saj, dhe e cila përfshin partnerë të rëndësishëm si SHBA’të. Në javët e ardhshme, ne do t’i shqyrtojmë me kujdes këto propozime”.

Qeveria e sjell Rita Orën në Kosovë?

Tashmë është e sigurt – Rita Ora do të performojë në Prishtinë më 17 shkurt, datë që shënon pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës është përfshirë në tratativat me menaxhmentin e Rita Orës dhe madje mund të ketë arritur marrëvshjen. Aludim të fortë bëri edhe zv. Kryeministri, Hajredin Kuqi, i cili tha në Rubikon se për pesëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë në Prishtinë do të mbahet një koncert NDËRKOMBËTAR, që në fakt është aludimi më i fortë i mundshëm për një performancë të Ritës në vendlindje edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Është edhe vet superylli shqiptar që së fundmi ka thënë se mund të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, në qendër të shumë angazhimeve të saj me projekte, turne dhe ceremoni të ndryshme ku ajo po nderohet për sukseset e saj.
Rita Ora më 18 janar fillon turneun e saj britanik ndërsa nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën e saj për t'u kthyer në vendlindje.
Rita Ora së fundmi lansoi albumin e saj debutues "ORA", që ka qenë për shumë javë në krye të top listave britanike dhe videoklipin e këngës "Shine Ya Light" është xhiruar në Prishtinë duke u bërë kështu ambasadore e vërtetë e shtetit tonë. /Telegrafi/

Gold AG peson aksident te rende rrugor


Sot ne mbremje ne polici na erdhi nje thirrje anonim .ai thoshte se Gold AG  kishte pesuar aksident    me makine

e shtunë, 12 janar 2013

Al Jazeera bashkon Messin dhe Ronaldon

Messi dhe Ronaldo. Dy kundërshtarë dhe rivalë të betuar në fushën e lojës, dualizëm që po zgjat prej disa vitesh. Dy shkolla të ndryshme futbolli që po ndajnë në qëndrime një botë të tërë, ata që adhurojnë portugezin urrejnë argjentinasin dhe ata që thurin lavde për talentin e djaloshit nga Rosario, nuk duan të dëgjojnë të flitet për numrin 7 të Realit. Nuk i kemi parë të komunikojnë, madje shpesh në fushë kanë evituar njëri-tjetrin, por, për t’i afruar sa më shumë dhe për ta bërë më të pranueshme El Clasicon si një sfidë që mund të përballojë edhe dy yje në të njëjtën fushë, platforma televizive arabe, Al Jazeera i bashkon për herë të parë të dy në një spot promovues për ndeshjen e fillimit të Marsit. Reklama është ideuar në një shkëmbim interaktiv mesazhesh mes dy lojtarëve që nis me frazën e argjentinasit: Mezi po pres El Clasicon, ndërsa portugezi i përgjigjet: Edhe unë. Më pëlqen t’i shënoj skuadrës tënde, ndërsa Messi reagon portugalisht: Deri atëherë do të kem thyer edhe më shumë rekorde. Një ide gjeniale për të përjetësuar një sfidë që brenda saj ka një tjetër supersfidë, mes atyre që po dominojnë futbollin modern me qëndër në gadishullin Iberik. El Clasico po troket, SuperSport ju lë takim në muajin Mars.

Real Madrid, tifozët duan rinovimin e Ronaldos

Kristiano Ronaldo mbetet futbollisti më i dashur për tifozët madrilenë, të cilët e konsiderojnë prioritet rinovimin e kontratës së tij, që skadon në verë të 2015-ës. Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja spanjolle AS, 80% e lexuesve që kanë marrë pjesë në votim, ose më saktë 57 178, ishin pro idesë që drejtuesit e Realit duhet t’ia rinovojnë sa më shpejt kontratën Ronaldos, për shmangur cdo interesim të mundshëm të ekipeve të mëdha evropiane, si Paris Sent Zhermen, që kanë resurset e nevojshme ekonomike për të blerë 27-vjecarin.
Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një dygolësh ndaj Real Sociedadit më 6 janar në javën e 18 të Primera Divizion si dhe një tregolësh në Kupën e Mbretit ndaj Selta Vigos, është futbollisti me mesataren më të lartë të golave për ndeshje në historinë e klubit madrilen. Në sezonin e tij të katërt në Madrid Ronaldo ka shënuar 174 gola në 172 takime, me një mesatare 1.01 gola për ndeshje.

Lucas Moura i lumtur për debutimin me PSG

Lucas Moura u shpreh i kënaqur me debutim e tij të parë me Paris Saint German në ndeshjen kundër Ajaccio. Braziliani tha se forma e tij do të përmirësohet edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme, duke u përshtatur më shumë me stilin e lojës.
20-vjeçari shtoi se i vetmi problem për të, është gjuha, por që është i gatshëm ta mësoj. Nga ana tjetër Jeremy Menez ka “nxehur” situatën në klub, pasi 25-vjeçari refuzoi të hynte në fushën e lojës për të zëvendësuar Lucas në minutat e fundit në sfidën me Ajaccio, nga ku më pas Carlo Ancelotti aktivizoi Kevin Gameiron.