Tinejxheri i njohur për beat-box, Noga ka rrëfyer ekskluzivisht se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Durrës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit.
Gjatë një mbrëmje në Durrës mbasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që po qëndronin në ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë “kidnapuar” Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe:.
“Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri”, ka treguar Noga për KosovaTimes.net.
Siç tregon ai, krejt ngjarja ka ndodhur pasi që Noga bënë pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë.
“Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DESS-i që ua kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën ‘kick this beat’”, ka treguar Noga.
Tinejgjeri nga Prishtina i njohur me shumë beat-box është vetëm 18 vjeç dhe para disa javëve ka paralajmëruar se do ta lë muzikën.
Por, në rrëfimin e tij për KosovaTimes.net Noga ka thënë se do të kthehet shumë shpejt me një befasi të mirë për publikun duke sjellur edhe një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Andin Randobrava.
Më poshtë mund të shihni DISS-in e Noga-s i cili siç thotë ai është bërë shkak për sherrin me Noizyn dhe OTR-në.
Nuk ka komente:
Posto një koment