e hënë, 17 shtator 2012

Dafina harron Ledrin për një mashkull tjetër


Dafina ka nisur të shoqërohet me një mashkull të ri. Ende nuk është zbuluar identiteti i tij, por mësohet se këngëtarja e cila është përfolur shumë për lidhjet e saj romantike po aq sa për sukseset në këngë, ka një të dashur të ri. Dafina Zeqiri, vetë nuk e ka pranuar zyrtarisht këtë lidhje.
Mësohet se i dashuri i saj i ri, në fakt nuk është dhe aq i ri në moshë dhe nuk vjen nga bota e show biz-it. Por për të zbuluar të vërtetën e kësaj historie, duhet të presim edhe pak. Si edhe më parë Dafina fillimisht është treguar e kujdesshme në publikimin e historive të saj të dashurisë dhe i ka bërë publike vetëm kur lidhja është bërë serioze.

Nuk ka komente:

Posto një koment