Banorët pas një kohe të gjatë lojrash ulen në oborr dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Genta e Graciano shkojnë në kuzhinë për të ngrënë dhe pas tyre shkon edhe Françeska. Ajo ulet në tavolinën e ngrënies dhe duke parë banorët jashtë u thotë Gentës e Gracianos “shyqyr që s’po rrinë më në grupe”. Genta e Graciano pohojnë të njëjtën gjë dhe Françeska vazhdon më tej “kanë dy ditë që s’po rrinë më në grupe, ç’ne?!” Genta i përgjigjet “është strategji” dhe qesh.
Genta ulet në tavolinën e ngrënies dhe vazhdon më tej bisedën duke i treguar Françeskës dhe Gracianos për një bisedë që pati më parë me Liamin. Ky i fundit i kërkonte Gentës një opinion që ajo kishte për të dhe Genta thotë “ose je shumë i mirë dhe po sillesh keq për lojën, ose je shumë i keq dhe po shtiresh si i mirë në ca momente”.
Më pas Françeska largohet dhe në tavolinën e ngrënies ngelet vetëm Genta e Graciano. Ata flasin për jetën që i pret jashtë shtëpisë dhe kujtojnë banorët që janë eliminuar. Në një moment Genta flet për Dolorezën dhe Graciano e krahason atë me Gertën.
Pasi përfundojnë së ngrëni Genta e Graciano shkojnë në dhomën e gjumit dhe vazhdojnë bisedën e tyre aty. Në bisedë e sipër Graciano e pyet Gentën se çfarë marrëdhënie ka ajo me Françeskën dhe Genta i përgjigjet “jam më shumë e afruar se me të tjerat” dhe më pas shton se nga të gjithë banorët ka qenë më e afruar me Anilën ndërsa tani me Françin. Graciano vazhdon më tej dhe i thotë “të duket se e ke mbështetjen e Françeskës?” dhe Genta i përgjigjet “nganjëherë me duket sikur jam vetëm e s’kam mbështetjen e askujt”.
Më pas në dhomën e gjumit vijnë edhe banorë të tjerë dhe ata ndryshojnë temën e bisedës së tyre.
Nuk ka komente:
Posto një koment